4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Izraeli ndërton 2.500 njësi banimi të reja në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman do t’i kërkon një komiteti të miratonte ndërtimin e 2.500 banesave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

 

 

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman njoftoi sot se do t’i kërkon një komiteti të miratonte ndërtimin e 2.500 banesave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Të 2.500 njësitë e banimit, që ne do të miratojmë gjatë një takimi të komitetit për planifikimin javën e ardhshme, do të ndërtohen menjëherë në vitin 2018”, theksoi ai në një komunikatë.

Ai shtoi se do të kërkonte gjithashtu dritën e gjelbër nga komiteti për ndërtimin e 1.400 banesave të tjera.

“Ne jemi të angazhuar për të rritur ndërtimin në Jude-Samarie dhe do t’i mbajmë premtimet”, nënvizoi Lieberman në një komunikatë duke iu referuar Bregut Perëndimor të pushtuar duke përdorur emrin e saj biblik.

“Në muajt e ardhshëm ne do të kërkojmë autorizim për ndërtimin e mijëra njësive të banimit shtesë”, theksoi ai.

Kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar janë të paligjshme përsa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe refuzimit nga palestinezët./ATSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit