SARAJEVË (AA) – Emine Erdoğan, bashkëshortja e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, hapi Klinikën për Hematologji në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (QKUS), e cila u financua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç Emine Erdoğan, në ceremoninë e hapjes morën pjesë drejtori i QKUS Sebija Izetbegoviç dhe Zëvendësdrejtori i TIKA-s Birol Cetin.
Sebija Izetbegoviç informoi Emine Erdoğan rreth klinikës në të cilën do të mund të trajtohen 300 persona njëkohësisht.
Bashkëshortja e presidentit turk gjatë qëndrimit të saj në Sarajevë vizitoi edhe Shtëpinë e Fëmijëve pa Përkujdesje Prindërore në Bjelave.