0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ish-modelja e Playboy hidhet nga kati i 25-të bashkë me djalin

Më të lexuarat

Ish-modelja e Playboy, Stephanie Adams dhe djali i saj 7-vjeçar, Vincent, u gjetën të vdekur pasi u rrëzuan nga kati i 25-të i hotelit Gotham në Manhatan të Nju Jorkut.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes, por hipoteza e akredituar nga mediat është se gruaja bëri vetëvrasje duke u hedhur së bashku me fëmijën. Në sfond qëndron beteja ligjore me ish-bashkëshortin Charles Nicolai për kujdestarinë e djalit të tyre.

Çifti ishte shfaqur të mërkurën në një gjykatë në Manhatan, e cila i kishte mohuar Adams lejen për të marrë fëmijën në Evropë gjatë periudhës së verës, pasi ai mund ta shihte nënën me të dashurin e saj.

Kujtojmë se Adams ishte Miss Playboy në vitin 1992.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit