11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Raportuesi i OKB-së: Vrasjet e palestinezëve nga izraelitët paraqesin krim lufte

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Raportues i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut, Michael Lynk, deklaroi se vrasjet dhe plagosjet e qëllimshme të demonstruesve palestinezë, në bazë të Statutit të Romës, paraqesin krim lufte, raporton Anadolu Agency (AA).

Në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, sot filloi takimi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara të Palestinës.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme e cila është thirrur me përkrahjen e 26 nga 47 anëtaret e Këshillit, përmes një video-linku foli raportuesi i Posaçëm, Michael Lynk, i cili tha se ushtarët izraelitë në shtatë javët e fundit kanë vrarë mbi 100 palestinezë dhe se kanë plagosur 12.000 të tjerë.

Lynk tha se për masakrat mbi palestinezët, fajtor kryesor është ushtria izraelite dhe vendimmarrësit brenda qeverisë izraelite.

Ai shtoi më tej se bashkësia ndërkombëtare do të duhet të ushtrojë presion më të madh mbi Izraelin për të përmbushur detyrimet e veta që dalin nga e drejta ndërkombëtare, dhe se palestinezët kanë të drejtë për protesta të qeta, përfshirë të drejtat tjera që u takojnë.

Përderisa përgjegjësit nuk dalin para drejtësisë, secili dënim i sulmeve izraelite do të jetë frazë boshe, thotë Lynk.

“E kam patjetër të theksoj se vrasja e qëllimshme dhe shkaktimi i qëllimshëm i dhimbjeve paraqet shkelje të Konventës së Gjenevës, dhe paraqet krim lufte”, tha Lynk.

Sipas paralajmërimit, pas fjalimeve në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, do të votohet për një projekt-vendim kundër Izraelit, i propozuar me mbështetjen e Turqisë.

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për herë të fundit mbajti seancë më 5 dhjetor 2017, për vrasjet e muslimanëve Rohingya në Mianmar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit