Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen sërish me temperaturat e ulëta. Një valë i ftohti polar ka kapur të papërgatitur dhe veriun e vendit, ndërsa ka gjunjëzuar dhe jugun.
Temperaturat nën zero dhe akulli në rrugët e Çikagos do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe sipas metereologëve janë temperaturat më të ulëta të sezonit.
Por temperaturat e ulëta kanë prekur dhe Luizianën dhe Xhorxhian. Në Atlanta si në shumë aeroporte të vendit, janë me dhjetëra fluturimet e anuluara, në kuadër të masave paraprake. Në të gjithë vendin janë anuluar 2800 fluturime. Guvernatori i Karolinës së Veriut Pat Mekrori pranon se kriza i ka gjetur të papërgatitur.
“Ky është problemi në jug. Duhet të pranojmë ndershmerisht se nuk jemi mësuar me stuhi të tilla, dhe niveli ynë i ekuipazhit dhe përgatitjeve nuk është i krahasueshëm me atë të Nju Jork, Konektikat apo Nju Hempshajër.”
Temperaturat pritet të ulen edhe më dhe një nga rreziqet më të mëdha është ai i ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike. /news24/kohaislame