2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Komuna e Prishtinës për tre muaj ka shpenzuar 7.2 milionë euro për paga dhe mëditje

Më të lexuarat

Komuna e Prishtinës ka shpenzuar 11,1 milionë euro përgjatë tremujorit të vitit 2018, apo 3.02% më shumë krahasuar me shpenzimet e realizuara gjatë së njëjtës periudhë të vitit paraprak, ndërkaq prej tyre 7.2 milionë euro janë shpenzuar për paga dhe mëditje. Kështu thuhet në raportin financiar buxhetor të Komunës së Prishtinës TM1-2018.

Sipas raportit, kjo rritje kryesisht është nxitur nga ekzekutimi më i lartë i shpenzimeve për kategori në mallra dhe shërbime, të cilat janë rritur me 38.54% krahasuar me vitin paraprak, pasuar nga një rritje në kategorinë e pagave.

Shpenzimet për paga dhe mëditje shënuan vlerën prej 7,276,924.58 milionë euro gjatë këtij tremujori, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 24.03% krahasuar me vlerën e përgjithshme të buxhetuar për këtë kategori për këtë periudhë. Fatura e pagave gjatë periudhës raportuese paraqet një rritje prej 4.82% apo rreth 334,439.82 euro në shumë krahasuar me faturën e pagave në periudhën e njëjte të vitit 2017.

Shpenzimet në mallra dhe shërbime kanë përcjellë trendin e vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 38.54% krahasuar me vitin 2017. Gjatë kësaj periudhe vlera e këtyre shpenzimeve ka arritur në 2,615,897.08 euro ,kjo shumë korrespondon me 19.47%të buxhetit për këtë kategori për periudhën janar–mars 2018.

Shpenzimet në subvencione dhe transfere nënkuptojnë transferet sociale dhe subvencionet, duke përfshirë edhe subvencionet në sektorin e bujqësisë. Këto shpenzime në total regjistruan shumën prej 112,798.96 euro, që paraqet një zvogëlim prej 32.64 % krahasuar me vitin 2017.

Shpenzimet kapitale janë ekzekutuar me një normë jo shumë të kënaqshme. Ato arritën vlerën prej 650,677.15 euro, që është 2.61% e planit gjatë kësaj periudhe të vrojtuar, të cilat kanë regjistruar zvogëlim prej: 685,158.62 euro krahasuar me shpenzimet në këtë kategori gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2017. /InfoKomuna/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit