KUDS (AA) – Dy mbrojtës amerikanë të të drejtave të njeriut janë dëbuar nga Izraeli me arsyetimin se kanë zhvilluar aktivitete në kuadër të “Lëvizjes Bojkotim, Izolim, Sanksione (BDS)”, e cila është krijuar me qëllim që t’i jepet fund pushtimit të Izraelit në tokat palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas artikullit në faqen e internetit të gazetës izraelite “Haaretz”, aktivistët janë dëbuar me arsyetim se kanë hyrë në vend për të marrë pjesë në aktet për të drejtat e njeriut në Bregun Perëndimor në kuadër të Lëvizjes BDS.
Më tej thuhet se përkundër asaj që ata kanë mohuar lidhjet me Lëvizjen BDS, aktivistët janë mbajtur 14 orë në paraburgim.
Policia izraelite javën e kaluar në aeroportin e Tel Avivit arrestoi dhe më pas i dëboi dy mbrojtësit e të drejtave të njeriut, Vincent Warren dhe Katherine Franke.