0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Google Chrome tejkalon Internet Explorer

Më të lexuarat

Ndodhi ajo që është pritur prej muajsh– Google Chrome më në fund tejkalon Internet Explorer, për t’u bërë kështu Ueb shfletuesi numër një në botë. Ky lajm u bë i ditur nga StatCounter ku thuhet se ky ndryshim historik ndodhi javën e kaluar.

Në listën e shfletuesve më të popullarizuar vendin e tretë, katërt dhe të pestë e mbajnë Firefox, Safari dhe Opera.

Përveç kësaj, Google në muajin mars regjistroi dhe një fitore. Ueb shfltuesi Android Robot sipas të dhënave të muajit shkurt tejkaloi shfletuesin Opera dhe tash është më i popullarizuari për shfrytëzuesit që shfletojnë Internetin përmes telefonëve celularë.

Sipas StatCounter (kompani analitike e Ueb-it), në anketimet e bëra Chrome kryesonte në Indi, Rusi dhe Brazil ku të gjithë këto shtete bënë që Chrome të bëhej shfletuesi numër një në botë.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që StatCounter publikon epërsinë e Chrome-it në listën e Ueb shfletuesve më të popullarizuar. Vendin e parë shfletuesi i Google e kishte edhe me 18 mars të këtij viti, por vetëm për një ditë. Gjatë muajit maj dy konkurrentët më të mëdhenj Chrome dhe IE ishin të barabartë me 33% të tregut. Ndërkohë, gjatë fundjavës së kaluar Chrome u rendit në vendin e parë dhe vazhdon ta ruaj kryesimin.

Pa marrë parasysh se cila do të jetë situata në tregun e Ueb shfletuesve, nuk ka dyshim se Chrome prej momentit të daljes në treg në vitin 2008 po korr sukese të mëdha.

Se a do ta fitojë Google luftën afatgjate të shfletuesve, kjo mbetet të shihet. /PCWorld Albanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit