0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Izetbegoviq: Do vija me qejf në Kosovë po të më ftonit

Më të lexuarat

Po të më ftoj shteti i Kosovës unë me kënaqësi do ta vizitoja vendin tuaj, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, Bakir Izetbegoviq, udhëheqësi boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai ka deklaruar se ka dëshirë të madhe që ta thërrasin për vizitë në Prishtinë dhe këtë vizitë nuk do hezitonte ta realizonte nëse i vjen ftesa.

Përveç kësaj, ai ka shtuar se është e çuditshme se si Kosova dhe Serbia po flasin me njëra tjetrën, ndërsa Kosova e Bosnja nuk po munden të arrin së paku në nivel të njëjtë të kontaktit, njofton Klan Kosova.

Izetbegoviq ka pohuar gjithashtu se është për shkak të Republikës Serbe në Bosnje që shteti i tij s’po mundet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, ka shtuar se do të shohë se cilat janë mundësit që së paku në nivel të shkëmbimit ekonomik të ketë lehtësime.

Bakir Izetbegoviq dhe liderët e tjerë të rajonit po marrin pjesë në Samitin e Brdo Brijunit që këtë herë po mbahet në Shkup të Maqedonisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit