Gjatë gjithë vitit të kaluar është raportuar për një rënie të mundshme të shitjeve të kompjuterëve personal, dhe tani me raportin e ri të Gartner thuhet se rënia e shitjeve nga viti në vit, përkatësisht në tremujorin e fundit të vitit ka arritur në 6.9 për qind.
Sipas raportit të ri të Gartner thuhet se totali i shitjeve të kompjuterëve personal ka arritur në 82.6 milionë njësi për tremujorin e fundit të vitit 2014, në të cilin kryesimin e shitjeve stabile e kanë mbajtur kompanitë si HP dhe Lenovo.
Në vendin e tretë për nga dërgesat është radhitur Dell me 4 milionë njësi të shitura më pak.
Në raport thuhet se rënia e dërgesave ka ardhur kryesisht prej tregjeve të zhvilluara në Azi dhe Paqësor, në të cilat përdoruesit i kanë rritur blerjet e tabletëve dhe telefonave, në kurriz të kompjuterëve personal. / Tg/kohaislame