Një pesë vjeçar afgan është plagosur të premten në pjesën jugore të Afganistanit, ndërsa më vonë ka vdekur nga plagët në spital, thonë autoritetet në Kabul.
“Trupat gjoja e kanë ngatërruar djaloshin, i cili u është dukur si rebel taleban, në stuhinë e pluhurit në rajonin Shorabak”, tha Omar Zvak, një zëdhënës i guvernatorit të krahinës Helmand.
“Djaloshi është plagosur pas të shtënave, kurse më vonë vdiq në spital nga plagët”, nënvizoi zyrtari shtetëror.
Incidenti ende nuk është konfirmuar nga forca paqeruajtëse ndërkombëtare e NATO-së në Afganistan.