Rusia ka vënë forcat e sigurisë në gatishmëri të lartë në rajonin jugor Stavropol Krai, pas gjetjes së gjashtë trupave të pajetë.
Një zëdhënës i sigurisë rajonale ka thënë se gjashtë trupat janë gjetur të mërkurën në dy qarqe të ndryshme, jashtë kryeqytetit rajonal, Stavropol.
Ende nuk janë të qarta motivet e vrasjeve.
Stavropol Krai është portë për Kaukazin Verior, ku Rusia përballet me një revolten popullore të muslimanëve, të cilët janë të pakënaqur me shtypjen shekullore ruse, ata kane kërcënuar se do të pengojnë Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen muajin e ardhshëm në qytetin Soçi, një qytet që më parë ishte i banuar me popullatë muslimane, ky gjysma e të cilëve (40 000) ishin vrarë dhe gjysma tjetër dhunshëm ishte depërtuar.