-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Islami dhe ndihma e tij në fushën e higjienës për mbrojtjen e shëndetit

Më të lexuarat

Feja Islame baza e së cilës është Kurani dhe Suneti, është e gjithanshme për çdo kohë dhe për çdo popull.

Po të analizojmë parimet e saj dhe zhvillimin e saj në praktikë do të shohim se ajo ka dhënë dhe jep gjithnjë një kontribut të vlefshëm dhe në fushën e mjekësisë të higjienës e të profilaksisë për mbrojtjen e shëndetit të popullit.

Rregullat me karakter higjienik që feja Islame ka këshilluar 14 shekuj më parë, atëherë kur popujt ishin në errësirë mesjetare e në injorancë të plotë, qëndrojnë dhe sot dhe shkenca i ka vërtetuar si të vlefshme të dobishme për shëndetin e popullit.

“Pastërtia është gjysma e besimit” ka thënë Muhamedi (a.s.). Këtu shihet rëndësia dhe vlera që i ka dhënë Islami këtij parimi bazë të higjienës.

E falmja – namazi është një nga shtyllat e Islamit. Ajo është një detyrë e çdo myslimani, në gjendjet të mirë shëndetësore. Ajo është një detyrë shpirtërore që njeriu i alet Zotit për t ëmirat që i ka dhënë; i tregon atij përulje, respekt dhe mirënjohje.

E falmja- namazi është një shtyllat më të larta morale, i kujton pastërtinë e zemrës, lartësimin e shpirtit, mirësjelljet dhe punët e mira. E falmja i tregon njeriut se ai është rob i Zotit pa dallim: i vogël ose i madh, i varfër ose i pasur, punëtor i thjeshtë apo zyrtar shteti, të gjitha njëlloj përpara Zotit që na ka krijuar, që na sheh, na dëgjon dhe na kontrollon për çdo veprim tonin.

Feja Islame na mëson se duhet punuar sa më mirë dhe ndershmërisht për të fituar jetën tjetër, po r njëkohësisht duke gëzuar dhe këtë jetë. Ndërmjet praktikave fetare dhe shpirtërore janë ftuar rregulla të vlefshme dhe për ruajtjen e shëndetit. Kështu përpara se me u fal duhet me marrë abdes, d.m.th. me la disa pjesë të trupit. Të paktën të premten duhet me e la të gjithë trupin si dhe sa që arrihet me patur marrëdhënie intime. Gjithashtu duhet të pastrohesh e të lahesh mirë sa herë që del jashtë: kjo është profilaksia më e mirë e hemorroideve dhe e komplikacioneve të tyre infeksioze.

Për higjienën Profeti Muhamed (a.s.) ka dhënë dhe shumë këshilla të tjera praktike si për shembull me pre thonjtë, me larë dhëmbët çdo ditë me furçë, atëherë të bame prej peme (misvak), që mbron zmaltin, lufton mykun dhe erën e keqe, etj. Me la duart përpara se me hëngër dhe gojën pas ngrënies në drekë dhe në darkë me hëngër pa tepruar. Siç dihet në fenë Islame ndalohet mishi i derrit, sepse mund të shkaktojë sëmundje, gjë që edhe shkenca sot e ka vërtetuar.

Ky ndalim vlen edhe për pijet alkoolike. Kurani ndalon çdo pije që të deh, të bën të humbësh mendjen – logjikën gjë aq të çmueshme që ka njeriu. E dehura e çon njeriun në gabime të rënda deri në krim.

Përveç dëmeve neuropsikike alkooli shkakton dhe sëmundje të tjera. Ai dëmton organe me rëndësi si mëlçinë e zezë (jep cerozën hepatite), stomakun, sistemin nervor, etj. Nuk duhet harruar se alkoolizmi është një e keqe e madhe, një plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë si nga ana morale ashtu dhe nga ekonomike e sociale.

Duke e analizuar nga ana fiziologjike aktin e të faljes dhe mënyrë e realizimi të saj në praktikë vërejmë se ajo është një gjimnastikë e vërtetë dhe vlefshme që bëhet çdo ditë. Ajo forcon muskulaturën në përgjithësi dhe vë në lëvizje të gjithë artikulacionet e me këtë ushtrim ndihmon për të parandaluar artrozat (një formë e reumatizmës kronike). Vetë kati i dhënurit selam duke kthyer kokën sa nga e djathta aq edhe nga e majta dhe duke përsëritur këtë veprim disa herë në ditë, është një profilaksi e spondilartrozës cervikale. Po ashtu edhe përuljet që bëhen disa herë në ditë duke u falur, ndihmojnë për profilaksinë e spondiloartrozës dorsolomabare dhe lombosakrale.

Dihet tashmë dhe është vërtetuar shkencërisht se gjimnastika e përditshme e moderuar ndihmon për forcimin e zemrës, favorizon qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin më të më të mirë të indeve në përgjithësi. Ne kemi patur rast me bë vizita në masë të popullatës në disa rreth të Shqipërisë si në rrethin e Tiranës, të Krujës, të Peshkopisë, të Tropojës, të Matit, të Mirditës, etj, jo vetëm në qytet por më tepër në fshatra. Këtu kemi vënë re se zonat që ishin më tepër fetare me koncepte të drejta islamike ishin më të pastra.

Zakonet lidhur me higjienë dhe pastërtinë nuk ishin futur vetëm nëpërmes të falmes e që realizohen vetëm nga ata fetarë që falen, të ashtuquajtur praktikantë të fesë, por dhe nga myslimanët e tjerë besimtarë e që janë shumica, të cilët besojnë në Zotin pavarësisht që nuk falen, por ndjekin rregullat dhe traditat e Muhamedit (a.s.) në lidhje me pastërtinë dhe higjienën. Këto rregulla janë bërë tashmë tradita dhe janë rrënjosur mirë në familje.

Feja Islame kërkon që të gjithë besimtarë të jenë të pastër jo vetëm në shpirt, por edhe në trup, në veshmbathje e aty ku banojnë dhe jetojnë. Një kujdes të veçantë për pastërti duhet patur jo vetëm në shtëpi, në banesën e përditshme por edhe në ambiente publike edhe në xhami.

Pastërtia që është themel të fesë Islame, është pra baza e higjienës, e cila ndihmon për të mënjanuar shumë sëmundje dhe për të ruajtur shëndetin e njeriut.

“Drita Islame”

Prof. Dr. Shefqet Ndroqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit