Serbia ka pranuar zyrtarisht që populli kosovar të lëvizë i lirë në Serbi vetëm me letërnjoftime biometrike. Mediat kosovare bëjnë me dije se një vendim i tillë i Serbisë është marrë pasi është përballur me presione nga Brukseli pas ankesave të Kosovës se Beogradi nuk po e zbaton Marrëveshjen e arritur me Prishtinën. Deri para pak ditësh, policia kufitare serbe, u ka marrë ryshfet shtetasve kosovarë te pajisur me letërnjoftime.
Që nga 9 dhjetori kur Ministria e Brendshme e Kosovës filloi lëshimin e letërnjoftimeve të reja biometrike për kosovarët, policia kufitare serbe ka injoruar këto dokumente, duke kthyer mbrapsht mjaft kosovare te cilët kanë synuar hyrjen në territorin serb me letërnjoftimet e reja.
Kjo është cilësuar nga Qeveria e Kosovës si shkelje e Marrëveshjes për lëvizjen e lirë nga Qeveria e Serbisë. Sipas një prej zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, për disa ditë rresht, pala kosovare dërgoi raste konkrete në Bruksel për qytetarë që janë refuzuar nga pala serbe për të hyrë në kufi. Ndërsa janë denoncuar jo pak raste dhe për ryshfet nga ana e policisë kufitare serbe.
(er.nu/J.Knezi/BalkanWeb)/kohaislame