Para pak kohësh, Lenovo kishte lëshuar linjën e tabletëve Yoga me rezolucion prej 1200 x 800 pikselëve të cilët kompania kineze i kishte bazuar në procesorët e MediaTek, dhe i ka hedhur në treg me çmime që fillojnë prej 249 dollarëve.
Mirëpo tani duket se Lenovo është duke punuar në versionet e reja të tabletëve me ekranet Full HD, të cilët do ti bazojë në procesorët e Qualcomm.
Tani një model ende i pakonfirmuar i tabletit të Lenovo’së me numrin serik B8080 është paraqitur në GFXBench, i cili vërehet se ka rezolucionin prej 1920 x 1200 pikselëve.
Sipas listës së publikuar në GFXBench shihet se tableti i ri Lenovo do të vijë me procesorin e njohur Qualcomm Snapdragon 400 me 1.5GHz dhe Android 4.3 Jelly Bean. / Telegrafi /