3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Izraeli dëshiron ta fshehë nga bota rastin e vajzës sime”

Më të lexuarat

Basim Tamimi, babai i vajzës së guximshme palestineze Ahed Tamimi, e cila gjykohet në gjykatën ushtarake izraelite, tha se gjykata dëshiron ta fshehë rastin e vajzës së saj nga opinioni publik botëror duke marrë vendim që gjyqi të zhvillohet i mbyllur për mediumet.

Duke folur për AA para gjykimit të nesërm në Gjykatën Ushtarake Ofer në Bregun Perëndimor të okupuar, babai Tamimi theksoi se Izraeli ndihet i shqetësuar për interesimin e opinionit botëror për rastin e vajzës së saj.

Basim rikujtuoi se Ahedi dhe shoqja e tij Nerimani për herë të fundit kishin dalë para gjykatësit më 13 shkurt, duke shtuar se Izraeli ka shtyrë dy herë seancën e fundit në mënyrë që ta zvogëlojë interesimin e opinionit publik dhe se tani ka marrë vendim që të gjitha seancat e ardhshme të zhvillohen të mbyllura për mediumet.

Ai e quajti gjykatën një “teatër” dhe tha se këto gjykata janë “vetëm për sy e faqe” dhe është e pamundur të pritet drejtësi nga to.

“U shqetësuan nga interesimi i botës për këtë rast dhe nuk deshën që njerëzit ta shohin këtë teatër, sepse kjo çështje bëri xhiron e gjithë botës. Duke mbyllur dyert e gjykatës, synojnë ta zvogëlojnë interesimin e njerëzve”, tha babai Tamimi, duke shtuar se nuk presin që në seancën e nesërme të mbyllur të merret ndonjë vendim.

Ndryshe, më 19 dhjetor, forcat izraelite arrestuan Ahed Tamimin, e cila njihet si “palestinezja e guximshme”, në një bastisje gjatë natës në fshatin Nabi Saleh të Bregut Perëndimor. Nëna e saj u arrestua menjëherë pas saj. Një ditë më vonë, forcat izraelite arrestuan edhe kushërirën e saj.

Ajo thuhet se akuzohet për “sulm” ndaj ushtarëve izraelitë, pasi ishte publikuar një video në të cilën shihej teksa Ahed godiste me shuplakë një ushtar izraelit i cili kishte hyrë me forcë në oborrin e shtëpisë së saj.

Krahas Ahedit, në seancën e nesërme pritet të shfaqen edhe nëna dhe kushërira e saj.

Në vitin 2012, Bashkia Başakşehir e Stambollit i ndau asaj çmimin për kurajo Hanzala për kundërshtimin e ushtarëve izraelitë teksa këta po arrestonin vëllain e saj.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në atë kohë kryeministër, u takua personalisht me vajzën palestineze për të shprehur admirimin e tij për trimërinë e saj.

Babai, nëna dhe vëllezërit e Ahedit vazhdimisht janë arrestuar nga autoritetet izraelite për kundërshtimin e tyre të ashpër ndaj okupimit të tokave palestineze nga Izraeli./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit