13.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

I kërkon Muhamed Salah të heq mjekrën, opinionisti egjiptian ndez mediat sociale

Më të lexuarat

Një kolumnist egjiptian ka ndezur një stuhi në mediat sociale pasi i bëri thirrje yllit të Liverpulit, Muhamed Salah që të heqë mjekrën, duke thënë se ai duket si një “terrorist”.

Në një artikull të botuar të dielën nga gazeta shtetërore Al-Ahram, Salah Montaser tha se Salah duhet të rruajë mjekrën pasi “e vendos atë në një shportë me ekstremistët … dhe terroristët”.

Tifozët kritikuan artikullin në mediat sociale duke thënë se flokët dhe mjekra janë një zgjedhje personale dhe se njerëzit nuk duhet të gjykohen në pamjen e tyre.

Salah është njeriu-gol në Premier League, ndërkohë që në vendlindjen e tij, Egjipt, ai angazhohet me aktivitete bamirëse. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit