3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Interesimi i të Dërguarit për anëtarët e shtëpisë së tij

Më të lexuarat

Përpjekja e Muhamedit alejhi selam për familjen e tij ishte e atillë që ai i urdhëronte në të mira, ndikonte te ta me të gjitha të mirat, i inkurajonte në të gjitha të mirat dhe ky është obligim për bashkëshortët. Shumë prej muslimanëve sot, sidomos nga thirrësit te Allahu, dhe kjo është një provë për të gjithë ne, me shumë keqardhje, e lënë mangët detyrën e tyre ndaj familjes që kanë në shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre i harrojnë fëmijët dhe janë të zënë me njerëz të tjerë më tepër se me fëmijët e tyre. Ajo që kërkohet nga thirrësi dhe nga nxënësi i dijes, është që t’ia japë rëndësinë e duhur fëmijëve të tij.

Është e metë dhe turp që fëmija i një njeriu të drejtë, thirrësi te Allahu apo mësuesi të mos dijë asgjë nga Kur’ani e as të mos kuptojë diç nga feja e Allahut. Po ashtu që gruaja e një dijetari, thirrësi te Allahu apo nxënësi të dijes të mos e njohmos i njohë parimet e fesë.

Dhe ajo që kërkohet është që ai të ndikojë në familjen dhe te fëmijët e tij me të mira dhe dituri. Allahu e ka urdhëruar Muhamedin alejhi selam duke i thënë: “Urdhëro edhe faljen e namazit në familjen tënde dhe ji i qetë e i vazhdueshëm në përmbushjen e tyre. Ne nuk të kërkojmë ty furnizim (të na japësh Neve diçka);”[1]

“O ju që keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes dhe prej familjeve tuaja një Zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.”[2]

Dhe Muhamedi alejhi selam thotë: “Allahu e mëshiroftë atë burrë që zgjohet natën, falet dhe e zgjon gruan e tij të falet; dhe nëse ajo refuzon, ai e stërpikë atë me ujë në fytyrë. Dhe Allahu e mëshiroftë atë grua që zgjohet natën, falet dhe e zgjon burrin e saj; dhe nëse ai refuzon, ajo e stërpikë atë me ujë në fytyrë.”[3]

A nuk na argumenton kjo që bashkëshortët duhet ta nxisin njëri-tjetrin në kryerjen e punëve të mira? “I Dërguari erdhi një natë te Aliu dhe Fatimja dhe i gjeti që të dy duke fjetur dhe u tha: “A nuk do të faleni ju të dy?”[4]

Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, thotë: “Xhibrili nuk u ndal duke më këshilluar (për mirësjellje) ndaj fqinjëve, aq sa mendova se do t’i bëjë trashëgimtarë të mi.”[5]

Ta mësosh fqinjin konsiderohet pjesë e këshillimit të tij në të mirë. Kështu, edhe (një) arsye më tepër që njeriu ta mësojë familjen e vet. Tingulli i këndimit të Kur’anit të Sahabeve, radijallahu anhum, ishte sikur zhurma e bletëve (për shkak të leximit të shumtë në shtëpi, xhami, etj.). Pra, çka s’është në rregull me neve sot që nuk e gjejmë këtë në shtëpitë e muslimanëve?!

Njeriu duhet të ketë ndikim në familjen e tij me të mira. Ai duhet të përpiqet ta zhvillojë dhe ta ushtrojë familjen e tij. Nëse ti do ta lije gruan dhe fëmijët e tu, kush do të kujdesej për ta? Kush do të vijë nga jashtë që t’i mësojë dhe t’i udhëzojë ata? Muhamedi alejhi selam thotë: “Çdonjëri prej jush është përgjegjës për diçka dhe çdonjëri nga ju do të pyetet për përgjegjësinë e vet.”[6]

Muhamedi alejhi selam e vizitonte familjen dhe (nëntë) gratë e tij. Çdo ditë pas Ikindisë, ai i vizitonte ata dhe i shikonte (kujdesej për) kushtet e tyre, çdonjërën prej tyre dhe ulej me ta pa pasur kontakt (pa i prekur), përveç me atë që e kishte radhën të rrinte me të.[7]

Ai u afrohej atyre, i pyeste për nevojat e tyre dhe ua plotësonte ato.

Dhe nëse nata ishte për këtë (njërën nga gratë e tij), ai shkonte te ajo. Ndonjëherë ai do të shkonte tek secila prej nëntë grave të tij për një natë, duke bërë banjo (duke u larë) tek secila prej tyre, ose do të pastrohej pasi t’i vizitonte të gjitha;[8] dhe Muhamedi alejhi selam merrte abdes pas çdo marrëdhënieje.[9]

_____________________________________

[1] Sureja Ta-Ha: 132

[2] Sureja Et-Tahrim: 6

[3] Ahmedi (2/247, 250, 436), Nesaiu (1592), Ebu Davudi (1113, 1238) Ibën Maxhe (1592)

[4] Buhariu (159), Muslimi (1294).

[5] Buhariu (5/2239, 5668), Muslimi (4/2025, 2624).

[6] Buhariu (2/441, 893), Muslimi (3/1459, 1829)

[7] Shiko Zadul-Mead (1/152)

[8] Muslimi (1/249, 309), Ebu Davudi (1/56, 219) Ibën Maxhe (1/294, 590) Ahmedi (6/8,9,391)

[9] Pejgamberit alejhi-selam i ishte dhënë fuqi e dyzet burrave. Allahu i jep mirësinë e Tij kujt të dojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit