Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës është e para në nivel vendi në bazë të numrit të votave dhe numrit të ulëseve nëpër kuvendet komunale që ka fituar në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Në bazë të rezultateve përfundimtare, PDK ka fituar gjithsejtë 202 mijë e 419 vota, me 258 ulëse, ndërsa, e dyta është LDK-ja me 191 mijë e 362 vota apo 224 ulëse, e pasuar nga AAK-ja me 104 mijë e 792 vota, apo 131 ulëse në kuvendet komunale në të gjitha komunat.
Më pas vijnë edhe Vetëvendosje dhe AKR, si dhe Lista serbe.
KQZ ka publikuar edhe rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë në të gjitha Komunat dhe të gjitha këto të dhëna të publikuara mund të gjinden në linkun:
http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/148
/mszh/kohaislame