-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lushtaku i përgjigjet akuzave të Bekim Jasharit

Më të lexuarat

Pas akuzave nga kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari në drejtim të ish-kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku, ka reaguar ky i fundit.

Lushtaku e ka quajtur të vogël Jasharin.

“I ri ka qenë Bekimi atëherë, nuk i di disa gjëra”, tha Lushtaku, duke shtuar se tashmë Bekim Jashari duhet të merret me punët e komunës dhe jo me gjëra tjera.

Ndryshe, i pari i Skënderajt ka hedhur akuza të rënda ndaj Lushtakut duke e akuzuar për keqpërdorime gjatë kohës sa ishte kryetar komune por nuk ka lënë pa ia përmendur edhe kohën e luftës.

“Fakti se po do të më bojkotojë e të më bllokojë Sami Lushtaku, nuk më befason aspak. Ai edhe babanë dhe xhaxhanë tim në vitin 1998 i la për 5 vjet dhe iku në Gjermani. ’Nuk më befason sjellja e tij se është po ai Sami që ka qenë edhe atëherë”. /Kosovapress/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit