Këtu janë erëzat që do të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave , madje edhe të shkurtojnë kohëzgjatjen e ndonjë ftohje apo gripi.
Karafili
Më parë karafili përdorej për të dekoruar portokallet. A e dini që të përtypësh një karafil lehtëson simptomat e të vjellës dhe të jep frymëmarrje të freskët. Vaji i saj esencial lufton lodhjen, është analgjezik dhe të jep energji.
Kurkuma e Indisë
Në fakt ajo përdoret për përgatitjen e kerrit dhe sipas studimeve ka efekte antitumorale. Përdorni kurkumanë gjatë gatimit. Për shembull për mëngjes mund të përgatisni qumështin e artë, për rreth një muaj. Falë efektit detoks përmirësoni lëkurën dhe forconi sistemin imunitar.
Xhenxhërfili
Keni dhimbje fyti? Zjeni ujë dhe priteni xhenxhërfilin e freskët në feta, shtoni një lugë mjaltë dhe lëng limoni. Ky çaj ka një efekt detoksifikues dhe falë aftësive të xhinxherit lufton gripërat e stinës.
Piperi
Varietetet e piperit janë shumë. Shtojeni në pjatën tuaj dhe do t’u japë një shije intense. Sipas studimeve, ka aftësi diuretike, antidepreësive dhe është një eliksir i rinisë duke luftuar plakjen
Mente
Rifreskon, lufton të vjellat dhe kur të zë makina, si dhe favorizon tretjen. Përgatisni një çaj menteje pas buke. Shtoni pak portokall ose mandarinë, të pasura me vitaminë C.
Arrëmyshk
Është një antiseptik i fuqishëm për të luftuar dhimbjet reumatizmale dhe për të përmirësuar procesin tretës. Por mos e ekzagjeroni. Arrëmyshku përdoret në sasi të vogla. Mund tia shtoni rizotos apo makaronave të bëra në shtëpi.
Speci djegës
Kur jeni ftohur apo keni dhimbje fyti shfrytëzoni rastin për një pjatë me makarona me vaj, spec djegës dhe hudhra, antibiotikë natyralë. Speci djegës është mbrojtës për zemrën, përmirëson qarkullimin dhe forcon imunitetin.
Shafrani
Sipas studimeve, ka një efekt antidepresiv, dhe ka antioksidantë. Është mjaft i mirë për shëndetin e syve dhe trurit. Ke provuar mjaltë me shafran? Është shumë i shijshëm.
Qimnon
Shtoni pak qimnon në perimet në avull. Sipas studimeve kundërshton veprimin e radikaleve të lira dhe stimulon dhe dezintoksikon mëlçinë, duke ndikuar në mirëqënien e organizmit.