Përvjetori jubilar i pavarësisë së vendit i gjen shtëpitë e familjes Jashari në gjendje aspak të mirë.
Në ditën kur u shënua 20-vjetori i sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, më 22 janar të këtij viti, qytetarët thanë se shtëpitë janë në rrezik që të shemben, pasi, sipas tyre, kurrë nuk u bë ndonjë investim.
Me gjendjen në këtë kompleks nuk është i kënaqur as djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, i cili në zgjedhjet e fundit lokale u zgjodh kryetar i Skenderajt.
E për të kundërshtuar këtë gjendje ka nisur edhe një peticion nga një qytetar që vjen pikërisht nga kjo anë, analisti Jusuf Thaçi.
“Ju lus që të ndani 2 minuta të kohës tuaj për ta nënshkruar dhe për ta bërë share këtë peticion (nëse pajtoheni), i cili i drejtohet Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën që të ndërmarrë veprime urgjente për shpëtimin e Kompleksit të Familjes Jashari (detajet tjera i keni në tekstin e peticionit)”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.