3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Medreseja “Mehmet Fatih”, lokomotivë e promovimit të gjitha vlerave

Më të lexuarat

Medreseja “Mehmet Fatih” e veçantë në llojin e vet në mbarë rajonin. Mësimi në këtë shkollë zhvillohet ne dy gjuhë, në atë boshnjake dhe në gjuhën shqipe.

 

Malësia është ndër trevat e spikatura me kulturë të gjithanshme, por veçmas ajo njihet me bashkëjetesën fetare. Një nga promotorët e këtyre vlerave dhe më gjerë  si vlera fetare, kulturës qytetare, paqes dhe besimit është padyshim edhe Medreseja “Mehmet Fatih”. Ky institucion ka një staf akademik shumë të përgatitur dhe të përkushtuar për të përçuar vlera në formimin e brezave të rinj. Si e tillë Medreseja shpesh vizitohet nga personalitete të larta fetare, njohës të Islamit, personalitete të larta shtetërore, diplomatë dhe përfaqësuese te akredituar në Mal të Zi. Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Turqisë, drejtori i Medresesë “Mehmet Fatih” z. Fuad Çekiç tregon rrugëtimin të gati një dekade të kësaj shkolle.

Medreseja “Mehmet Fatih” e veçantë në llojin e vet në mbarë rajonin. Mësimi në këtë shkollë zhvillohet në dy gjuhë, në atë boshnjake dhe në gjuhën shqipe.

“Medreseja “Mehmet Fatih” ka nisur punën që në vitin 2008. Kjo është medreseja e parë në Mal të Zi pas luftërave ballkanike dhe si e tillë më e reja në Rajon. Këtë vit ne kremtojmë 10-vjetorin e themelimit Nga 50-60 nxënës sa kishim në fillim, tani Medreseja ka kërkesa të vazhdueshme për regjistrim dhe tani kemi mbi 260 nxënës.”

Kjo është një vlerë të cilën ky institucion e ka kthyer në punë, kontribut dhe me një realitet, i cili vazhdon të vlerësohet thotë drejtori i shkollës z Çekiç dhe shton:

Plan programi në Medresenë  tonë është në përputhje me plan programet e shkollave të tjera të rajonit, si ato në Bosnjë-Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. E veçanta e shkollës tonë qëndron në faktin sepse mësimi zhvillohet në dy gjuhë, në atë boshnjake dhe në gjuhën shqipe. Ne kemi dy paralele në gjuhën boshnjake dhe një në gjuhën shqipe. Fillimisht kemi nisur punën si Medreseja për djem e në vitin 2012 e kemi zgjeruar kapacitetin edhe me medresenë e vajzave ku deri tani kemi nxjerrë dy gjenerata të vajzave. Numri i tyre është gjithnjë e në rritje e sot ai është i barabartë me atë të djemve, mbase edhe më shumë”.

Drejtori Fuad Çekiç shpjegon se ky institucion ka një plan program edukativ shumë të larmishëm dhe një staf të përgatitur mësimdhënësish.

“Në Medresenë tonë kemi mësues që ligjërojnë në gjuhën boshnjake dhe shqipe, dhe për këtë arsye interesimi për të vijuar shkollën tonë është gjithnjë e më i madh. Kjo bën që nxënësit tanë pa probleme mund të regjistrohen ne cilindo fakultet në Rajon. Kryesisht ata vazhdojnë studimet në degët shoqërore që është specifikë e t gjitha medreseve tjera. Nxënësit tanë vijojnë studimet në Turqi, në ShBA, Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë etj.”.

Me aktivitetet e ndryshme  sociale, kulturore dhe humanitare Medreseja “Mehmet Fatih” është bërë lokomotivë të promovimit të gjitha vlerave.

“Krahas asaj që ne jemi Medrese, ne jemi edhe qendër kulturore Islame. Tek ne zhvillohen pothuajse aktivitetet më të rëndësishme kulturore dhe shkencore. Ajo çfarë është specifike këtu, e që na dallon nga qendrat e tjera, është fakti se me hapjen e Medresesë, Bashkësia Islame e Malit të Zi bëhet më e njohur në rajon dhe në botë. Pothuajse nuk ka Ambasadë në Mal të Zi e cila nuk e ka vizituar Medresenë tonë. Ata organizojnë ekspozita dhe ligjërata të ndryshme. Po ashtu janë të shumta delegacionet e huaja, të cilat na vizitojnë e ku dëshirojnë të njoftohen me pozitën e pakicave në Mal të Zi.”

Medreseja “Mehmet Fatih” është një institucion me performancë jashtëzakonisht të mirë dhe nga dita në ditë zgjerohet. Në Podgoricë posedojmë 3 ndërtesa thotë,- drejtori Çekiç dhe shton:

“Këtë vit shkollorë jemi zgjeruar dhe me një tjetër ndërtesë për vajza. Jemi duke punuar në riformimin e disa kabineteve për shkencat natyrore dhe shoqërore. Në dy vitet e fundit kemi hapur edhe paralelen e medresesë së vajzave në Rozhajë.”

Sa i përket risive të këtij viti shkollore drejtori Fuad Çekiç thotë se kalendari shkollorë i medresesë është identik me shkollat e tjera. Dallim bën vetëm përshtatja gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit sepse gjatë këtij muaji nxënësit tanë kanë aktivitete të ngjeshura fetare dhe kulturore. Ata bëjnë vizita mexhliseve në tërë Malin e Zi, mbajnë ligjërata dhe aktivitete të ndryshme kulturore etj.

Duke bërë prezantimin e objektit shkollor z. Çekiç thotë se shkolla posedon 16 klasa me kapacitet të gatshëm të pranojnë mbi 300 nxënës. Konvikti ka 36 dhoma me nga 6 shtretër. Kemi restorantin me kapacitet deri në 200 persona. Posedojmë edhe apartamente të veçanta për mësimdhënës nga jashtë. Aktivitete të ndryshme kemi edhe gjatë stinës së verës si, ligjërata fetare dhe udhëtime studimore për nxënësit”.

Medreseja “Mehmet Fatih” ka marrëdhënie shumë të mira me të gjitha institucionet dhe është e vlerësuar nga ta. Kjo gjë është arritur me punë dhe përkushtim të stafit për të përçuar vlerat në formimin e brezave të rinj. Andaj interesimit për të vijuar mësimin tek ne është gjithnjë e më i madh shton drejtori i shkollës:

“Me hapjen e Medresesë janë thyer paragjykimet. Fillimisht është menduar se shkolla jonë prodhon vetëm kuadro fetarë. Kjo nuk është e vërtetë. Sepse këtu krahas lëndëve të besimit fetar, që përbëjnë 25% të lëndëve, 75% të mësimit tonë ka të bëjë me lëndët jo-fetare. Tek ne mësohet gjuha amtare, kemi lëndën e matematikës, biologjisë, kimisë, fizikës, psikologji, kemi latinisht etj. njësoj si dhe në shkollat e tjera formale në Mal të Zi”.

Në këtë shkollë janë të mishëruara vlerat për të edukuar fëmijët, të cilët mund të japin kontributin e tyre në përparimin dhe civilizimin e shoqërisë. Nxënësit që kryejnë Medresenë tonë kanë mundësi për t’u regjistruar në fakultete të ndryshme thotë Çekiç.

Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me Medresenë më të njohur të Stambollit.

“Sot kemi studentë që regjistrohen në fakultetin ekonomik, juridik, biologjisë e këtë vit kemi pasur një studente që është regjistruar edhe në fakultetin e mjekësisë”.

Në punën tonë vëmendje të veçantë i kushtojmë bashkëpunimit me Medresetë homologe dhe aktiviteteve të nxënësve brenda dhe jashtë shkollës. Z. Çekiç thotë për Zërin e Turqisë, se bashkëpunim të ngjeshur kanë edhe me Medresetë më të njohura të rajonit si dhe me Medresenë më njohur të Stambollit, me të cilën kanë realizuar programin e shkëmbimit të përvojave midis nxënësve, aktivitete këto që janë zhvilluar në Podgoricë dhe në Stamboll.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti – Vera ALIBEGU KATANA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit