Policia franceze ka larguar 400 shqiptarët të cilët po qëndronin nën një urë në qytetin e Lionit.
Ky aksion për largimin e këtyre njerëzve nga ky lokacion, është marrë në mëngjesin e sotëm, duke i larguar ata nga vendi ku qëndruan prej disa muajsh.
Radioscoop.com raporton se azilkërkuesit nga vendqëndrimi i tyre janë larguar me disa autobusë special. Burime të kësaj radioje bëjnë me dije se shqiptarët janë dërguar në disa lagje të ndryshme të Lion, si në Saint-Genis-Laval, Fontaines-Saint-Martin dhe Saulaie, ku janë sistemuar në disa banesa sociale./InfoGlobi/kohaislame