Miliarderi zviceran, Ernesto Bertarelli është gjobitur me 310 mijë franga zvicerane pasi është kapur duke vozitur 88 km në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h, raportojnë mediat lokale, shkruan rt.com.
Më 6 dhjetor 2016, Ernesto Bertarelli u kap duke vozitur 88 kilometra në orë në Crans-près-Céligny, në veri të Gjenevës në Zvicër.
Bertarelli u gjobit me 10 mijë franga, plus një dënim ditor prej 3 mijë franga për njëqind ditë, njoftoi të hënën “20min”.
Gjoba u llogarit në bazë të pasurisë së tij, e cila vlerësohet nga disa burime deri në 16 miliardë dollarë.
Zvicra nuk është i vetmi vend në Evropë që shqipton tiketat e dënimit në bazë të të ardhurave.
Në Finlandë, për shembull, një ekzekutive e Nokia-s u gjobit me 103 mijë dollarë pasi ishte duke vozitur 45 km në orë në një zonë ku shpejtësia kufizohej në 30 km/h, me motoçikletën e tij në vitin 2002.