Qyteti në të cilin gjërat janë më të mëdha, të shtrenjta dhe më glamuroze sesa në qytetet tjera, së shpejti pritet të jetë “shtëpia” e hotelit më të lartë në botë.
Bëhet fjalë për hotelin “Gevora” i cili pas përfundimit të punimeve do të jetë i lartë plot 365 metra, dhe pritet të hap dyert për mysafirët gjatë muajit shkurt në Dubai.
Ky qytet luksoz këtë vit do të bëhet me hotelin më të lartë në botë, edhe pse hotelet më të larta në botë aktualisht gjenden në po të njëjtin qytet.
Me hapjen e tij, epitetin e hotelit më të lartë do ta humb “JË Marriot Marquis” që gjithashtu gjendet në Dubai.
Hoteli i ri do të ketë 528 dhoma të shpërndara në 75 kate, kurse brenda ofertës pushuesit do të kenë rastin t’i kenë të gjitha – nga shtretërit për dy persona deri të apartamenti “deluxe”.
Ndërkaq, përveç kuzhinës së pasur, aty do të jenë edhe xhakuzit, sallonet e ondulimit dhe pishinat unike.
“Gevora” do të përshtatet shumë mirë me pjesët tjera të qytetit, për faktin se nga muaji në muaj ky qytet është duke u bërë më i madh.
Dhe derisa punimet nuk kanë përfunduar, mund t’i përcillni se si po përparon nga dita në ditë në profilin zyrtar në Instagram.