Prestigjiozja ‘The Washington Post’, sot shkruan për bilancin e deklaratave të Presidentit amerikan, Donald Trump në 347 ditë të qëndrimit të tij në detyrë, transmeton Telegrafi.
Sipas gazetës, Trump ka bërë 1,950 deklarata jo të vërteta apo të keqkuptuara pa mbushur ende vitin, apo me një mesatare prej 5.6 deklarata në ditë.
“Siç mund ta dijë edhe lexuesi i zakonshëm, Presidenti Trump ka një prirje për të përsëritur veten shpesh. Janë rreth 60 deklarime që ai i ka përsëtitur tre herë apo më shumë”, shkruajnë autorët.
Rast pas rasti, ‘The Washington Post’ rendit deklarimet që i konsideron jo të vërteta. 53 herë është përsëritur pretendimi për shkurtimin më të madh të taksave, 58 herë pretendimi se SHBA paguan taksën më të lartë të koorporatës dhe se kjo është një nga më të lartat në vend me 33 herë. Sipas gazetës dy thëniet e fundit, janë përkatësisht, keqorientuese dhe jo të vërteta.
17 herë të njëjtën deklaratë për papunësinë dhe 85 herë është përsëritur rritja në bursa.
Për çdo pretendim, gazeta, që është një kundërshrare thuajse e pakompromis e Trump fakton ‘provën’ e së vërtetës bashkë me një pretendim të vetin se Shtëpia e Bardhë nuk publikon transkriptin e plotë të intervistave të Presidentit.