Në një postim të saj ajo thotë se Steve Jobs i kishte dhuruar iMac popullit të Kosovës në vitet ’99. Në letrën e mëposhtme presidenti i asaj kohe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton e falenderon Jobs-in për këtë kontribut, në një letër që daton më 3 Nëntor, 1999. Sipas burimeve thuhet se iMac-ët janë dhuruar në Bibliotekën Kombëtare.
Letra përmban shkrimin e mëposhtëm:
“Jam shumë i lumtur të mësoj për kontributin zemërgjerë të Apple Computers kundrejt popullit të Kosovës. 27 iMac-ët që ju ofruat do të ndihmojnë në pajisjen e shtatë vendeve të internetit, duke nxitur mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim në krahinën e Kosovës.
Forca më e madhe e vendit tonë është fryma e komunitetit të popullit të saj dhe përkushtimi juaj për t’u kujdesur për të tjerët është një pjesë e rëndësishme e kësaj tradite. Duke ndihmuar popullin e Kosovës të rindërtojnë jetën e tyre, ju po vendosni një shembull të fuqishëm të dhembshurisë dhe shërbimit për bizneset në të gjithë Amerikën.”
Bill Clinton e mbyll letrën e tij duke bërë një falenderim të përzemërt për Steve Jobs dhe kolegët e tij për angazhimin e tyre për të përmirësuar botën ku jetojmë.