A-Class i ri është duke kaluar në fazën e fundit të testimeve dhe Mercedesi ka publikuar pamje që tregojnë atë gjatë testimeve dimërore.
Modeli A-Class W177, sipas një videoje të publikuar nga kompania, shihet teksa vozitet në shpejtësi të lartë e në temperatura ekstremisht të ftohta.
Në gjeneratën e re pritet të vijnë një seri e ndryshme e motorëve, me një prej tyre që pritet të jetë 1.3-litërsh benzinë.
Ky model do të debutojë në fillim të vitit 2018.