0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hakerët indonezianë thyen 100 website australiane

Më të lexuarat

Disa hakerë indonezianë, të lidhur me grupin “Anonymous”, sulmuan mbi 100 faqe Interneti australiane për shkak të përfshirjes së Australisë në skandalin me përgjimin në Azi.
Hakerët thyen dhjetra faqe Interneti të kompanive të vogla australiane, në homepage-et e të cilave u duk mbishkrimi “Stop spiunazhit në Indonezi”.
Të enjten gazeta “Sydney Morning Herald” deklaroi se misionet diplomatike të Australisë në Azi janë përdorur për përgjimin e bisedave telefonike dhe komunikimeve elektronike. Ministria e Punëve të Jashtme e Australisë refuzoi t’i komentojë këto lajme.
Të premten Ambasadori australian u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indonezisë në lidhje me skandalin e përgjimeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit