-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

I humbin mbi dy milion euro në Kosovë

Më të lexuarat

Familja Gorani nga Italia, ka humbur 2 milion e 270 mijë e 524 euro në Kosovë.

Këtë shumë parash ata thonë se ua ka përvetësuar një biznismen nga Suhareka nëpërmjet mashtrimeve.

Gian Paolo Gortani, vëllai i tij Andrea Gortani dhe e ëma e tyre Maria Teresa Tondato, kishin themeluar një shoqëri aksionare në Kosovë.

Për parter kishin zgjedhur Aziz Tafajn (1967). Kishin themeluar shoqërinë “Imobiliare Friuli”. Investimi në Kosovë ka dalë të jetë shterp për ta.

Si rezultat i një denoncimi që kanë bërë në Prokurori, Aziz Tafaj, ishte arrestuar në fillim të vitit 2011.

Hetimet kundër tij kanë rezultuar me ngritjen e një aktakuze për shpërdorim të pozitës zyrtare kundër tij. Për të njëjtën vepër janë akuzuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit