-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shembet bina gjatë festivalit të muzikës elektronike, humb jetën një DJ dhe lëndohen tre tjerë – publikohen pamjet rrëqethëse (Video)

Më të lexuarat

Muzika është haram!

 

Një DJ ka humbur jetën dhe tre persona tjerë janë lënduar, kur një pjesë e binës u shemb gjatë festivalit të muzikës elektronike që po mbahej në Brazil.

Mijëra adhurues të muzikës që kishin shkuar për të ndjekur nga afër idhujt e tyre, kanë filmuar momentin kur një strukturë e hekurt shembet nga bina për shkak të erërave të forta që po mbizotëronin në festivalin Atmosphere në Esteio, afër qytetit Porto Alegre, transmeton Telegrafi.

DJ Kaleb Freitas që po performonte në ato momente është dërguar me urgjencë në spital për shkak të gjendej së tij kritike shëndetësore, ku pas disa orëve nuk iu mbijetoi plagëve të marra në kokë dhe humbi jetën.

Policia braziliane ka njoftuar se ka filluar hetimet rreth shembej se binës, që ishte organizuar edhe përkundër motit të ligë dhe paralajmërimeve për erëra të forta.

Miku i ti ndjerit, 30-vjeçari që jetonte në Porto Alege emri i vërtet i të cilit ishte Kalleby Freitas da Rosa, ka përkujtuar mikun e tij me një mesazh prekës në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=NCP9eYkjhLI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit