1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Bllokimi i arterieve

Më të lexuarat

Kohët e fundit, firma Philips e prodhimeve të aparateve mjekësore, njoftoi për një paisjeje të re tepër të sofistikuar diagnostikimi. Shkencëtarët besojnë se ky aparat i ri skanimi do të ndihmojë zbulimin e hershëm të simptomave të goditjeve në tru, duke ndihmuar në trajtimin me sukses të këtyre rastve. Ndonjëherë simptomat e goditjes në tru apo të bllokimit të arterve që furnizojnë trurin me gjak, shpesh janë të pakutueshme nga pacienti dhe dëmet në tru vështirë të përcaktohen herët nëpërmjet aparateve të zakonshme të skanimit.

Sipas statistikave, bllokimi i artereve dhe goditjet në tru përbëjnë shkaktarin e tretë kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Çdo 45 sekonda një njeri preket nga kjo sëmundje në këtë vend. Doktor Max Wintermark thotë se njerëzit që preken nga goditjet në tru ose nga bllokimi i artereve që furnizojnë trurin me gjak janë ata që rrezikohen nga goditje në zemër, që vuajnë nga tensioni i lartë gjakut, diabeti ose ata që pijnë duhan. Pavarësisht nga numri i rasteve të bllokimit të arterve, hemoragjive cerebrale apo goditjeve në tru, shumë vetë nuk janë të vetëdijshëm se mund të kenë pësuar një goditje të tillë dhe shpesh vonohen në trajtimin e pasojave. Simptomat e goditjeve në tru janë të ndryshme, thotë doktor Max Wintermark. Së pari, njeriu ndjen dobësi e mpirje veçanërisht në njërën anë të trupit. Shenja të tjera janë vështirësi në të folur ose në të kuptuar. Vështirësi për të parë ose ecur. Në të gjitha këto raste njeriu nuk ndjen ndonjë dhimbje, ndryshe nga rastet kur ai pëson goditjen në zemër. Kjo është arsyeja që shpesh të prekurit nuk shkojnë menjëherë në spital. Por diagnostikimi në kohë i rasteve të tilla tashmë po ndihmohet nga përparimet në fushën e teknologjisë. Mjekët janë veçanërisht të kënaqur me një form të re skanimi, që i lejon ata të diagnostojnë një bllokim arteresh apo goditje në tru shumë më herët sesa me skanimet e zakonëshme. Doktor Wintermark thotë se teknika e re e skanimit mund të përdoret me mjaft lehtësi edhe në rastet më urgjente. Ekspertët besojnë se metoda e re e skanimit do të ketë ndikim dramatik në diagnostikimin e herëshëm dhe trajtimin e viktimave të goditjeve në tru. Doktor Wintermark thotë se me një aparat të zakonshëm, mjekët mund të shohin formën e trurit dhe për këtë arsye goditja në tru mund të diktohet të paktën pas 6 orësh. Por me teknikën e re, mjekët mund të shohin rrugët e furnizimit të trurit me gjak dhe kjo u jep atyre përparësi për t’i dalluar simptomat shumë më herët. Aparati i ri është prodhim i firmës mjekësore Philips. Shkencëtarët besojnë se një zhvillim i tillë fushën e teknologjisë mjekësore do të ndikojë në shpëtimin e jetës së mijëra pacientëve

 

Klubi Kulturor

Përgatitën studentët e mjeksisë/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit