Një skandal i ri është shënuar në institucionet arsimore, këtë radhë në Korçë ku drejtoresha e një kopshti ka rrahur në sy të fëmijëve, edukatoren e kopshtit.
Drejtoresha Laureta Asllani i ka shkulur flokët edukatores Zana Brahimllahi, aq sa kjo e fundit ka shkuar të marrë mjekim dhe më pas ka bërë kallëzim në Policia.
Nuk dihen shkaqet e sherrit kaq absurd para fëmijëve që ato të dyja kanë detyrë të edukojnë, por tashmë policia ka nisur hetimet.