-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

4 mënyra natyrale për mirëmbajtjen e duarve

Më të lexuarat

Mënyra natyrale për duart në mënyrë që të jenë sa më të freskëta dhe të bukura. Produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyralë ndaj dhe po japim disa receta për maskat e duarve.

Limoni

Limoni shërben për shumë qëllime por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës.

Mjalti

Mjalti është një hidratues natyral. Ai ul ashpërsinë e lëkurës duke kuruar prerjet dhe mavijosjet. Gjithashtu hidraton indet e lëkurës, duke shkaktuar rritje të shpejtë. Aplikoni rregullisht tek duart përpara se të flini në darkë. I bën duart më të buta kur i prekni.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit konsiderohet si një nga bekimet e natyrës. Kërkimet kanë provuar se nëse dëshironi lëkurë të butë, më e mira që mund të përdorni është vaji i ullirit pasi hidraton lëkurën shumë. Gjithashtu është një trajtim i provuar tashmë për sëmundjet e zemrës. Riparon dermisin (lëkura nën epidermë) duke i dhënë lubrifikimin e duhur. Vaji i ullirit bllokon lagështirën në indet e lëkurës e cila e bën lëkurën të duket e re më gjatë. Mund të masazhoni vajin e ullirit me kujdes në duar por është e rëndësishme që ti lëvizni duart në drejtim lart që të mbani lëkurën e duarve në formën normale.

Vitaminat

Kontribuuesit më të mëdhenj në shëndetin e lëkurës tonë janë vitaminat. Njerëzit zakonisht e lënë pas dore marrjen e vitaminave por nuk kuptojnë se sa negativisht ndikon kjo në shëndetin e lëkurës së tyre. Vitaminat kanë aftësi kuruese. Për këtë arsye ka një shumëllojshmëri suplementesh vitaminash të disponueshme në treg në ditët e sotme. Mund të merrni tableta vitaminash ose kapsula të lëngshme. /l

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit