“Dijetarët amerikanë të Biblës”, thonë se rrëfimet e lashta, tregojnë se historia e Jezu Krishtit, ka qenë e fabrikuar tërësisht nga aristokratët romakë, – duke e shmangur të vërtetën e tij.
Joseph Atwill, thotë se romakët e asaj kohe, e kanë përdorur Krishtin si propagandë për të miqësuar palët në luftë.
“Historia e Jezu Krishtit është e ndërtuar shumë e ashpër në historitë e vjetra”, -shton Atwill.
Sipas dijetarit amerikan, Kristianizmi nuk ka lindur si një fe, por si një propagandë e sofistikuar për të miqësuar palët në Romën e lashtë.
Ai thotë, se duke studiuar të mbijetuarit e shekullit të parë të Judës, vëren një model formimi, sipas të cilit ka dhjetëra paralele midis jetës së një perandori romak dhe atë të Jezusit në Dhjatën e Re.
Atwill është i vetëdijshëm se teoria e tij do të mërzisë disa besimtarë të Jezu Krishtit, por ai është i bindur se herët a vonë, teoria e tij e re do të pranohet gjerësisht./Shekulli