-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Raportim: iPad-ët e rinj zbulohen më 22 tetor

Më të lexuarat

Sipas burimeve të AllThingsD, Apple do t’i zbulojë iPad-ët e rinj më 22 tetor 2013. Faqja citon burime pranë kompanisë, sipas së cilave, në eventin e datës 22 tetor do të prezantohen iPad 5 dhe iPad Mini 2, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e një Mac Pro.

Apple nuk ka dhënë ende asnjë përgjigjje në lidhje me këtë raportim deri tani. Megjithatë, AllThingsD konsiderohet burim i besueshëm përsa i përket “thashethemeve” që kanë të bëjnë me Apple.

Po ashtu, faqja raportoi për herë të parë datën e mbajtjes së eventit të fundit të iPhone, 10 shtatorin.

Burime të shumta flasin për një iPad 5 më të hollë, më të lehtë dhe me dizajn më të përafërt me atë të iPad Mini-t.

Gjenerata e dytë e këtij të fundit pritet të ketë ekran Retina, edhe pse disa burime kanë raportuar se hedhja në treg e Mini-t mund të shtyhet për disa javë.

Ka kaluar pothuajse një vit që kur Apple lançoi iPad 4 dhe iPad Mini-n vjet në tetor dhe iPhone-ët ishin të parët për këtë vit.

Gjithsesi, CEO Tim Cook është shprehur se kompaninë e pret “një vjeshtë me shumë punë”. Vitin e kaluar eventi për prezantimin e iPad-ëve të rinj u mbajt më 23 tetor. Ndoshta koiçidencë, por 22 tetori është edhe data kur del në treg Microsoft Surface 2. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit