2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kina paralajmëron SHBA-të për Jerusalemin

Më të lexuarat

PEKIN (AA) – Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëroi se plani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohje të Jerusalemit si kryeqytetet të Izraelit “do të rrisë tensionet tanimë të pranishme në rajon”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ministrisë, Geng Shuang, gjatë një konference për shtyp deklaroi se “statusi i Jerusalemit është i ndërlikuar dhe sensitiv”.

“Të gjitha palët e përfshira, duhet të heqin dorë nga shembja e themeleve për zgjidhjen e çështjes së Palestinës, themele këto të cilat janë ndërtuar për një kohë të gjatë”, tha Geng, i cili i bëri thirrje Washingtonit “për veprime të kujdesshme për ruajtjen e paqes”.

“Jemi të shqetësuar që plani i SHBA-ve për njohje të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit do të rrisë tensionet tanimë të pranishme në rajon”, theksoi Geng, duke shtuar se Pekini zyrtar e mbështet formimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kufijtë e vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë më herët ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë urdhër për njohje të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe për zhvendosje të ambasadës amerikane në Jerusalem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit