7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Çelik: E gjithë bota duhet ta dënojë “vendimin për Jerusalemin”

Më të lexuarat

Çelik në një deklaratë nga rrjeti social Twitter reagoi kundër deklaratës së qeverisë së SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit” dhe për zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem

 

ANKARA (AA) – Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Ömer Çelik, duke u shprehur se e gjithë bota duhet ta dënojë vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit” dhe zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem, tha se “Ky është një vendim për të cilin duhet të ndjehet turp në aspektin politik dhe moral”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çelik në një deklaratë nga rrjeti social Twitter reagoi kundër deklaratës së qeverisë së SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit” dhe për zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem.

Duke u shprehur se me këtë vendim Trumpi ka sulmuar rëndë të gjitha përpjekjet për paqen në Lindjen e Mesme dhe se ka shprehur haptazi se nuk e njeh të drejtën ndërkombëtare, Çelik tha se “Marrja e këtij vendimi nga Trump dhe Netanyahu për t’i tejkaluar vështirësitë e veta politike, duke e lënë botën përballë konflikteve të reja, është një provokim i qartë kundër shpresave të paqes”.

“Njohja e Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit nënkupton që të nënshkruash një vepër, legjitimiteti i së cilës nuk do të njihet kurrë përpara historisë dhe të së drejtës”, thotë Çelik, ku sipas tij njerëzit nga e gjithë bota dhe nga çdo fe, të cilët kanë ndërgjegje dhe mend, nuk do e shohin si të ligjshëm këtë vendim.

“Ky vendim i paligjshëm do të jetë gjithmonë i pavlefshëm përpara statusit të vërtetë të Jerusalemit. Populli i Palestinës dhe i Jerusalemit kurrë nuk do të mbeten të vetëm”, është shprehur Çelik, duke shtuar se ky vendim do të dënohet nga çdokush, në emër të drejtësisë dhe ligjit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit