0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Vizita e pritshme e Erdoganit në Greqi, ndihmësi i tij: ja pse do jetë historike

Më të lexuarat

Siç është bërë zyrtare tashmë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, do të vizitojë Greqinë me 7-8 dhjetor, sipas një njoftimi të bërë sot nga zyra e tij e shtypit.

Kjo vizitë kryhet me ftesë të homologut grek Prokopis Pavlopulos.

Siç tha ndihmësi presidencial, Ibrahim Kayn, vizita e Erdoganit në Greqi, do të ngrejë marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin më të lartë.

Nga ana tjetër, kreu i diplomacisë së Ankarasë, Mevlut Çavusholu, tha se një takim i Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë do të zhvillohet në Selanik në muajin shkurt, duke vënë në dukje tre projekte të planifikuara midis dy vendeve, ku një ndër to është dhe vendosja e shërbimit të trageteve për të transportuar udhëtarët dhe mallrat nga Izmiri në Selanik.

Projekti tjetër është ai i shërbimit të trenave me shpejtësi të lartë midis Stambollit dhe Selanikut, si dhe një urë midis kalimeve kufitare, Kipoi grek dhe Ipsala turke.

Erdogan do të jetë presidenti i parë turk që do të vizitojë Greqinë në 65 vjet. Celal Bayar ishte presidenti i fundit turk që vizitoi fqinjin helen në vitin 1952.

Dy vendet kanë fërkime me natyrë historike, dhe kjo vizitë e Erdoganit në Greqi, në një kohë krize që po përjeton ky vend, shihet me mjaft interes për frymën që do përçojë. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit