9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Obama përpiqet të shmangë mbylljen e qeverisë amerikane

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se do të flasë me udhëheqësit e Kongresit për të shmangur mbylljen e pjesshme të Qeverisë amerikane.

Njëra nga arsyet kryesore për ngërçin politik është Ligji i kujdesit shëndetësor i presidentit.

Të dielën, Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga Republikanët, ka miratuar një verison të ndryshuar të ligjit të Senatit për shpenzime, që anulon fondet për programin e kujdesit shëndetësor.

Nëse palët dështojnë të arrijnë marrëveshje për ligjin e ri të shpenzimeve deri në mesnatën e sotme, Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të detyrohet të mbyllë të gjitha shërbimet joesenciale federale.

“Ne jemi themeli i ekonomisë botërore dhe sistemit financiar botëror. Monedha jonë është valutë rezervë e botës. Ne nuk lejojmë që dallimet e brendshme politike të rrezikojnë jo vetëm ekonominë tonë, por edhe ekonominë botërore”, ka thënë Obama./REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit