“Kosova Halal Institut”(Instituti Hallall i Kosovës), në një ceremoni solemne, në prani të shumë personaliteteve të shquara, i ndau certifikatën Hallall, Industrisë së përpunimit të mishit “IMF Sole Koral”, e cila behët kompania e parë në Kosovës që pajiset më certifikatë Hallall për produktet e mishit..
Në këtë solemnitet qenë të pranishëm myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha e shumë të ftuar të tjerë.
Duke iu drejtuar të pranishmëve myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ndër të tjerat tha “sot, për Bashkësinë Islame të Kosovës, është një ditë shumë e veçantë ngase po shënojmë edhe rezultatet e para të angazhimit tonë të madh, që nga themelimi i Institutit për Certifikimin e Prodhimeve Hallall. Është një kënaqësi dhe privilegj i madh që këtë ditë gëzimi e suksesi ta ndajmë bashkë me ju. Bashkësia Islame e Kosovës, duke parë kërkesën e besimtarëve dhe nevojën e prodhuesve që edhe ne të kemi të certifikuara prodhimet hallall, ka themeluar Institutin për Certifikimin e Prodhimeve Hallall.
Ndërsa drejtori gjeneral i “IMF Sole Koral, Naser Rusinovci pasi përshëndeti të pranishmit u shpreh se ndihet i lumtur që pas shumë sukseseve në tregun vendor, pas disa certifikimeve të standardeve ndërkombëtare, tash e tutje prodhimet tona do të jenë të certifikuara nga Instituti “Kosova Halal Institut”(Instituti Hallall i Kosovës). Ne me kohë kemi plotësuar të gjitha kërkesat që kanë parashutuar përfaqësuesit e Institutit dhe nga sot në çdo cep të Kosovës konsumatori do të gjejë ushqime Hallall të prodhuar nga kompania “Sole Kosova”, të cilat do të kenë logon e “Institutit Hallal të Kosovës” (KHI), të themeluar nga BIK dhe logon e brendit të prodhimeve “Koral”
Ndërsa, Dr. Islam Hasani foli për rëndësinë e themelimit të Institutit, si dhe për objektivat që ka për të ardhmen./ind/kohaislame