Peshëngritësi kombëtar, kampion i olimpiadës dhe kampion botëror, Naim Sylejmanollu humbi jetën në moshën 50-vjeçare në spitalin ku po kurohej pas transplantimit të mëlçisë.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta e peshëngritësit Naim Sylejmanollu (Naim Süleymanoğlu).
Në lidhje me vdekjen e peshëngritësit kombëtar, kampion i olimpiadës dhe kampion botëror, Naim Sylejmanollu, Presidenti Erdoan, tha: “Kampioni ynë Naim Sylejmanollu për fat të keq ishte shtruar në reanimacion. Ne e vizituam atë në spital. Ai humbi jetën. Allahu i faltë taksiratin. I shpreh ngushëllimet të gjithë të afërmeve dhe familjes së tij. I shpreh ngushëllimet popullit tonë për këtë humbje”.