Grupi i hakerëve shqiptarë, i njohur si “Kosova Warriors Group” ka sulmuar faqen e Institutit për Akreditim në Republikën e Maqedonisë dhe bllokoi faqen e Byros Mjeko Ligjore në Maqedoni. Shkaku këtij veprimi të hakerëve shqiptarë është vënia e taksave për kosovarët nga shteti i Maqedonisë.
KWG paralajmëron se nëse Maqedonia fillon të sillet keq, do të pasojë rrënimi i të gjitha faqeve të institucioneve të Maqedonisë.
“Mjaft me Ofendime me dhune ndaj Shqiptareve, Maqedonia eshte pjes e Shqiperis Etnike!, Ne jemi ne Mbrojtje te Vllezerve ton qe jetojn ne Maqedoni, Posht Policia Maqedonase, Ne jemi Shqiptar perjet, Mendoni qe beni ndonje gje duke djegur flamurin SHQIPTAR, Nje popull i vjeter si ILIRET “Shqiptaret” gjithmon do mbetemi kryengritur, Ne nuk lejojm asnjeher qe ta fyeni Fejen Muslimane, Ju bijt e kurves, ju jeni vllezerit e Serbis”.
Janë këtp mesazhet e hakerëve shqiptarë të plasuara në faqen e Institutit për Akreditim në Republikën e Maqedonisë.
Sipas hakerëve shqiptarë, faqet e sulmuara nga ta janë këto: http://iarm.gov.mk/ – Instituti për Akreditim në Republikën e Maqedonisë, dhe faqen: http://www.bsv.gov.mk/ – Byroja Mjeko Ligjore në Maqedoni.
Grupi i hakerëve bën me dije se në këtë faqen e fundit ia kanë dalë që të fshijnë gjithçka./koha/kohaislame