Së paku 31 mysliman janë vrarë dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të dhunës hinduse ndaj myslimanëve. Këto akte dhune po ndodhin në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.
Policia evakuuar fshatarët myslimanë të rrethit e Muzaffarnagar, 127 km në verilindje të Nju Delhit në shtetin e Uttar Pradesh. Ky rajon ka qenë epiqendër e dhunës ndër vite.
Sulmuesit hindu rrahën fëmijët dhe dogjën prona, duke shkaktuar frikë dhe tmerr ndër banorët mysliman. Shifra prej 31 të vrarëve mendohet të jetë edhe më e madhe.
Zyrtarët policor thanë se autoritete janë gati për një shtetrrethim në pjesët e qytetit Muzaffarnagar, ndërsa forcat e sigurisë janë duke bërë patrulla të rregullta në fshatrat e prekura.
Utar Pradesh është një nga shtetet më të varfra të Indisë me një popullsi më të madhe se ajo e Rusisë.
Ndërsa sot paradite, përkundër përpjekjeve të forcave të sigurisë për rikthimin e normalitetit, dhuna u përhap në rrethin e Shamli, ku një 40 –vjeçar, Imam i një xhamie, u qëllua për vdekje.
Dhuna ndaj myslimanëve në Indi ka qenë një karakteristikë përcaktuese e politikës indiane që prej ndarjes traumatike të vendit nga Pakistani në vitin 1947, kur qindra e mijëra njerëz u vranë dhe miliona u zhvendosën. /mszh/kohaislame