Navigimi nëpërmjet pajisjeve mobile vazhdoi të shënonte rritje edhe gjatë muajit gusht.
Sipas Net Applications vetëm muajin e fundit rreth 13.4% e gjithë përdoruesve e aksesuan Internetin nga smartfonët ose tabletët e tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë përdorur versionin e shfletuesit për desktop.
Google ka përfituar shumë nga zhvillimet e fundit duke gjeneruar një numër shumë të madh përdoruesish (rreth 17.5%) përfshirë këtu përdoruesit e versionit desktop dhe mobile.
Google Chrome momentalisht pozicionohet në vend të parë si shfletuesi më i suksesshëm në botën mobile, por klasifikohet i dyti në qoftë se merret parasysh edhe pjesa e përdoruesve që aksesojnë versionin desktop. Momentalisht në kompjuterët desktop zotërues është Internet Explorer.
Apple gjithashtu ka përfituar nga përdorimi masiv i pajisjeve mobile. Pjesa e përdoruesve që aksesojnë shfletuesin e tij janë rreth 12.3% dhe 2/3 e kësaj pjese është siguruar nga aksesi i Internetit nëpërmjet Safari-t në iOS.
Internet Explorer dhe shfletuesi Firefox i krijuar nga Mozilla nuk kanë pasur shumë sukses në botën mobile pasi Microsoft-i vazhdon të ketë vështirësi në përhapjen masive të Windows Phone, ndërsa Mozilla sapo ka hyrë në tregun e pajisjeve mobile me lançimin e sistemit operativ Firefox OS. (PCWorld Albanian)/kohaislame