Ngrënia e gjithë frutës është shumë më e mirë, sesa pirja e lëngut, thotë ekspertët e nutricionizmit.
Megjithatë, nëse ju pëlqejnë lëngjet, pini ngadalë – gllënjkë pas gllënjke, ashtu që të përzihen me pështymën para gëlltitjes.
Po ashtu, nëse jeni admirues të lëngjeve të pemëve, pini vetëm ato nga pemët e freskëta, ndërsa mos u përqendroni te ato që gjenden nëpër dyqane, veçanërisht ato me sheqer artificial ose ato të gazuara.
Mos i preferoni lëngjet e nxehta të pemëve ose pemët e ziera, sepse në atë mënyrë humben materiet ushqyese dhe shkatërrohen vitaminat.
Këshillë: Provoni çdo të tretën ditë të mbani dietë me pemë: duke ngrënë vetëm pemë (të llojllojshme) dhe duke pirë vetëm lëngje pemësh. Do të befasoheni me dukjen e fytyrës dhe trupit tuaj!/zhu/kohaislame.com