9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

BE: Në Arakan është bërë spastrim etnik

Më të lexuarat

BRUKSEL (AA) – Komisioneri Evropian për Ndihma Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides, në lidhje me ngjarjet në Arakan, tha se “Jam dakord me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, (Antonio) Guterres, ndoshta definicioni i vetëm për këtë gjendje është spastrim etnik”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stylianides i cili e vizitoi Bangladeshin për të shqyrtuar gjendjen e refugjatëve, bëri vlerësime për kanalin televiziv Euronews. Ai tha se tha se qeveria e Mianmarit “duhet të bindet” që të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Komisioneri Evropian tërhoqi vëmendjen në atë se muslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh, për shkak të persekutimit në Mianmar, kanë nevojë serioze për ndihmë.

Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjet dhe daljet në rajon.

Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar rreth 300 fshatra nga ushtria dhe budistët radikalë, si dhe mbi 600 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve malore, detare apo të lumenjve. Ndërkohë dhjetëra mijëra të tjerë janë në kërkim të rrugëve për t’u larguar në Bangladesh.

Parashikohet se rreth 2 milionë muslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, por ky numër ka rënë nën 200 mijë për shkak të largimeve nga sulmet sistematike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit