Senatori republikan Xhon Mekkejn (John McCain), njëri prej emrave të fuqishem të senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kritikoi politikat e udhëheqjes së Obamas ndaj Lindjes së Mesme.
Duke tërhequr vëmendjen në sirianët e vdekur si pasojë e përdorimit të armëve kimike në Siri, Senatori Mekkejn tha: “Ndërgjegjja jonë është e shokuar me këtë masakër të fundit”.
Senatori amerikan bëri të ditur se deri më sot në Siri janë masakruar mbi 100 mijë persona dhe akuzoi Shtëpinë e Bardhë për paanshmëri.
Mekkejn rikujtoi fjalët e Presidentit Barak Obama të bëra para një viti ku ai thoshte se përdorimi i armëve kimike do të paraqet “vijën e kuqe” dhe vijoi duke thënë që krahas ngjarjeve të jetuara në rajon ende nuk është vënë në veprim.
Në rast se Uashingtoni vazhdon të hesht ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme, udhëheqja e Esadit do të vazhdoj të përdor armë kimike ndaj popullit të tij pretendoi Mekkejn.
Senatori kritikoi edhe politikën e vendit ndaj Egjiptit ndërsa udhëheqjen e Kajros e kërcënoi me ndërprerjen e ndihmave.
Mekkejn deklaratën e tij me shkrim e përfundon me këto fjalë: “Besueshmëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk është ulur kaq shumë në Lindjen e Mesme”./trt/kohaislame