Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvend, Ismet Beqiri, do të jetë kandidat i kësaj partie, për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Burime të mirë informuara të RTK-se, brenda LDK-së, bëjnë të ditur se pothuajse tashmë është çështje e vendosur që Ismet Beqiri do të nominohet si kandidat i LDK-së për kryetar te Prishtinës.
Beqiri, i cili ka qenë kryetar i komunës më të madhe në vend, para se atë ta merrte Isa Mustafa, atëherë nuk e kishte pranuar lehtë mos rikandidimin e tij. Duket se LDK, po ia ofron mundësinë për ta realizuar dëshirën e lënë në gjysmë. /kohaislame